Lajme

SHBA-të propozuan fondin e ri për pandeminë, OBSH thirrje për konsolidim


Përpjekjet për të forcuar sigurinë globale shëndetësore do të kenë sukses vetëm nëse rritet roli i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), sipas kreut të saj, pasi donatori më i madh, Washington-i, propozoi një fond të ri global për parandalimin e pandemisë.

Duke folur, përmes lidhjes video në një takim të udhëheqësve të financave të G20-tës, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, po i përgjigjej idesë së një fondi të veçantë shëndetësor global, i ngarkuar me ofrimin e fondeve të urgjencës, vaksinave dhe nevojave të tjera mjekësore.

Gjatë diskutimit, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, tha se, “OBSH-ja duhet të mbetet në qendër të arkitekturës globale të shëndetit”.

Në një diskutim të veçantë, sekretarja e Thesarit të SHBA-ve, Janet Yellen, u kërkoi anëtarëve të G20-tës të mbështesin fondin e propozuar për parandalimin dhe gatishmërinë e pandemisë.

Duke kërkuar të largojë rezervat e ngritura nga 20 ekonomitë më të mëdha në botë, Yellen tha se nuk do të heqë paratë e nevojshme për të forcuar OBSH-në ose për të krijuar një organ të ri shumëpalësh.

Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass, i tha të njëjtit panel se agjencia “po punonte me shpejtësi në një fond të ri ndërmjetësues financiar për të rritur financimin për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë”.

Ndërkohë Indonezia është mikpritëse e G20-tës këtë vit.

Javën e kaluar, ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin, vuri në pikëpyetje nëse OBSH-ja ishte në gjendje më të mirë për të mbledhur kapitalin për një fond shëndetësor global, që kërkohet për të ofruar ndihmë urgjente, duke përfshirë paratë, vaksinat dhe diagnostikimin, në një pandemi të ardhshme.

Ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin

Sipas sistemit aktual, Gunadi Sadikin tha se vendet ishin “në thelb të tyre” në sigurimin e vaksinave dhe furnizimeve jetike mjekësore.

Donatori kryesor i OBSH-së, Shtetet e Bashkuara, po shtyn gjithashtu krijimin e një fondi të veçantë, të kontrolluar drejtpërdrejt nga dhuruesit, sipas të cilit do të financohej parandalimi dhe kontrolli i emergjencave shëndetësore.

Forcimi i arkitekturës globale të shëndetit, gjatë udhëheqjes së Indonezisë në G20-tën, është një nga prioritetet e Presidentit Joko Widodo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore