Lajme

SHBA/Ramsey: Bastisja, “përpjekje për grusht shteti”


Charles Ramsey, ish-shefi i policisë së Washington D.C, cilësoi bastisjen e Capitol-it , nga mbështetësit e Trump “një përpjekje grusht për shteti”.

Kolegji Zgjedhor ndali procesin e certifikimit, pasi protestuesit të nxitur nga Trump  mësynë ndërtesën e Kapitolit. Pas zaptimit të Capitol-it nga protestuesit  pro Trump-it, Kolegji Elektoral ndërpreu certifikimin e votave.

Focat Policore të Capitol-it në  Shtetet e Bashkuara (SHBA) kanë kërkuar përforcime nga autoritetet federale.  Disa burime të CNN-it konfirmojnë se jashtë godinës kanë qenë të vendosura  pajisje të dyshimta.

 

Forcat e policisë po punojnë për të siguruar godinën.   Kryebashkiakja e Washington D.C, Mayor Muriel Bowser-i,  vendosi një karantine 12 orëshe, nga 18.00 deri në orën 06.00.

Pas përshkallëzimit të protestës presidenti Trump, i bëri thirrje protestuesve të mbështesin forcat policore dhe të zbatojnë ligjin. 

 

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1346904110969315332

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore