Lajme

SHBA – Para tërmetit me magnitudë 6.2 të Shkallës Rihter, ‘në telefona erdhi sinajli jetik’


Dr. Lucy Jones, një sizmologe, përshkruan se si do të funksiononte një sistem paralajmërimi i hershëm në një konferencë shtypi më 2013-ën.

Në momentet përpara se një tërmet me magnitudë 6.2 të Shkallës Rihter goditi bregun verior të Kalifornisë të hënën e 20 dhjetorit, rreth gjysmë milioni telefona filluan të zhurmonin.

Një sistem alarmi i hershëm i menaxhuar nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve dërgoi paralajmërime përpara se toka të fillonte të dridhej, duke u dhënë banorëve në zonën e pakët të populluar kohë për t’u mbrojtur.

Pavarësisht se lëkundja ishte e fortë pati vetëm dëme minimale në qarkun Humboldt, rreth 210 milje në veri-perëndim të San Francisco-s, dhe zyrtarët thanë se ishte një test i shkëlqyer i sistemit të alarmit.

Ishte tërmeti më i madh që ka ndodhur që kur sistemi, i njohur si “ShakeAlert”, u përhap zyrtarisht në të gjithë bregun perëndimor.

“Ne morëm disa raporte nga njerëzit se ata morën paralajmërim deri në dhjetë sekonda përpara se të ndjenin dridhje. Kjo është shumë e mirë”, tha Robert de Groot, një koordinator i “ShakeAlert” me “UGGS”.

Kjo e fundit lëshon paralajmërime përmes një sërë agjencish dhe aplikacionesh, duke përfshirë “MyShakeApp”, sistemet publike të alarmit të urgjencës me valë dhe sistemin operativ “Android”, të mundësuar nga “Google”.

Një paketë të dhënash krijohet nga informacioni i siguruar nga sensorët “USGS” dhe – brenda sekondave – shfaqet në telefon. Disa aplikacione që ofrojnë sinjalizime janë të disponueshme për t’u shkarkuar, por edhe disa që nuk kishin një aplikacion në telefonin e tyre u njoftuan.

Individët e prekur udhëzohen të bien, të mbulohen dhe të qëndrojnë. Të kesh sekonda shtesë për ta bërë këtë mund të shpëtojë jetë.

Kjo ngjarje ofroi një mundësi për shkencëtarët dhe operatorët e sistemit për të testuar dhe përmirësuar “ShakeAlert”, kështu që do të jetë edhe më mirë kur vendet të godiden nga tërmete të tjera.

“Ne mund të kryejmë sa më shumë simulime dhe teste të jetë e mundur, por me të vërtetë do të mësojmë më shumë nga tërmetet më të fortë”, tha De Groot, duke shtuar se, “po na jep mundësinë të përdorim sistemin dhe të mësojmë se si të bëjmë një punë më të mirë për të paralajmëruar njerëzit”.

Tërmeti ndodhi pak pas mesditës dhe u përqendrua në brigjet, pranë një qyteti të vogël të quajtur Petrolia, ku jetojnë më pak se 1 mijë njerëz. Qendra më e afërt e popullsisë, Eureka, është rreth 45 milje në veri.

Kjo la vetëm rreth 25 mijë njerëz në rangun e lëkundjeve të forta ose shumë të forta, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, megjithëse banorët aq larg sa Sacramento dhe Zona e Gjirit të San Francisco-s raportuan se ndjenin dridhje.

Zyra e shërbimeve emergjente të sherifit të qarkut Humboldt nuk dha asnjë urdhër evakuimi, megjithëse disa rrugë u mbyllën, për shkak të rrëshqitjeve të gurëve. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve vlerësoi humbjet ekonomike prej më pak se 10 milionë dollarë dhe pa viktima.

Fotot treguan xhamat e dyqaneve të thyera, shishe të thyera të rënë në korridoret e dyqaneve dhe pllaka që kishin rënë nga tavani i një ndërtese tregtare. Zona pësoi për herë të fundit një tërmet të një magnitude të ngjashme në vitin 1993, kur një person vdiq, sipas “USGS”.

Ka pasur dhjetëra pas-goditje që variojnë nga 2.6 në 4.5 magnitudë, sipas “USGS”, deri të hënën dhe të martën. Megjithëse tërmeti filloi në brigjet, ai nuk shkaktoi një cunami dhe Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se nuk kishte një kërcënim të tillë.

Edhe pse alarmet përmirësohen, zyrtarët theksuan se sa thelbësore është që banorët dhe vizitorët në zonat e prekura nga tërmeti në të gjithë bregun perëndimor të jenë të përgatitur.

Marrë nga The Guardian, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore