Lajme

SHBA-Kinë mund të takohen në Forumin Ekonomik Botëror


Administrata e re e Presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), Joe Biden, mund të zhvillojë disa takime me homologët kinezë në Forumin Ekonomik Botëror në Singapor. Ky forum do të zhvillohet në  muajin maj.

President i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende, zhvilloi një takim virtual me kryeministrin e Singaporit. Brende bëri thirrje për rivendosjen e marrëdhënieve midis dy superfuqive.

“Singapori ka pasur  marrëdhënie shumë të ngushta me SHBA-në, por ka bashkëpunuar ngushtë dhe me Kinën”, tha Brende.

“Ky takim vjetor mund të jetë  vendi ku do të takohet administrata e re e Biden-it  dhe Kina”

Për shkak të shqetësimeve nga COVID-19 takimi është zhvendosur nga qyteti zviceran i Davos në Singapor.

Pekini ka bërë presion për të  ndikuar globalisht dhe njëherazi sfiduar udhëheqjen tradicionale të SHBA-së. Marrëdhëniet midis dy kombeve janë përkeqësuar gjatë administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“Nuk është vonë që SHBA-ja dhe Kina të rivendosin tonin dhe marrëdhëniet me qëllim që të përplasë përplasjet midis tyre”, deklaroi Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong.

Administrata e re e Biden-it është një mundësi e mirë për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy qeverive. Kryeministri i Singaporit shtoi se marrëdhënia midis SHBA-së dhe Kinës duhet të jetë një prioritet strategjik dhe një pikë kyce.

Kina dhe SHBA-ja  nuk kanë njoftuar nëse do të dërgojnë përfaqësues në takimin që do të mbahet nga 25 maji deri më 25 maj.

Lee tha se Singapori do të punojë që forumi të sigurohet për shëndetin dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore