Lajme

SHBA: Inflacioni u rrit me 7% në muajin dhjetor – ritme të papara ndër dekada


Ilustrim

Çmimi i mallrave dhe shërbimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të rritet me ritme të papara në dekada.

Përgjatë muajit dhjetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u rritur me 7% – duke u bërë muaji i shtatë radhazi në të cilin inflacioni ka arritur në 5%.

Këto të dhëna nënkuptojnë një goditje për administratën Biden dhe Rezervën Federale, të cilat deri vonë e kanë karakterizuar rritjen e çmimeve si një fenomen “kalimtar” të shkaktuar nga mungesa e furnizimit prej pandemisë.

Të mërkurën e 12 janarit, departamenti i punës ka bërë të ditur se Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) – i cili mat atë që konsumatorët paguajnë për një gamë të gjerë mallrash – u rrit 0.5% muajin e kalua,  krahasuar me nëntorin dhe 7% krahasuar me dhjetorin e vitit 2020.

Rritjet e çmimeve të banesave, makinave të përdorura dhe kamionëve kanë qenë kontribuuesit më të mëdhenj në normën e inflacionit, me përkatësisht 0.4% dhe 3.5% rritje të çmimeve krahasuar me muajin nëntor.

Çmimet e ushqimeve gjithashtu vazhduan të rriten, megjithëse rritja prej 0.5% e çmimeve nuk është aq e lartë sa rritja e parë në muajt e kaluar.

Ndërprerjet prej pandemisë në zinxhirin global të furnizimit po shkaktojnë ende mungesa.

Ndërkohë çmimi i mallrave, nga makinat, te mishi dhe mobiljet është rritur.

Në nëntor, çmimi mesatar i një automjeti të përdorur në SHBA ishte 29 mijë e 11 dollarë – 39% më shumë se vetëm 12 muaj më parë.

Rezerva Federale po përgatitet të rrisë normat e interesit, për të frenuar inflacionin. Ajo ka treguar se mund t’i rrisë normat tri herë në vitin 2022, ndoshta duke filluar që në muajin mars.

“Fed” ka ndaluar së cilësuari inflacionin “kalimtar”.

Kryetari i saj, Jerome Powell, para Kongresit tha se është çasti që banka qendrore të distancohet nga masat emergjente të pandemisë.

Jerome Powell – Kryetar i FED.

“Ajo që kemi tani është një mospërputhje ndërmjet kërkesës dhe ofertës. Ne kemi një kërkesë shumë të fortë në zonat ku oferta është e kufizuar”, tha Powell.

“Nëse ne shohim që inflacioni vazhdon në nivele të larta më gjatë se sa pritej dhe ne duhet të rrisim më shumë normat e interesit me kalimin e kohës, ne do ta bëjmë”, shtoi ai.

Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të martën, sekretarja për media, Jen Psaki, u tha gazetarëve se administrata po priste shifra të ngritura të mërkurën dhe se pret që inflacioni nga muaji në muaj të jetë “i moderuar”.

Psaki tha se rritjet historike të çmimeve theksojnë nevojën që Kongresi të miratojë projektligjin e rrjetit të klimës dhe të sigurisë sociale të Biden, i cili ka hyrë në një ngërç.

Jen Psaki – Sekretare për media në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne vazhdojmë të bëjmë presion për hapa në punën me Kongresin për të … ulur kostot për popullin amerikan”, tha Psaki.

“Kjo është arsyeja pse ne duam të bëjmë më mirë ndërtimin e mbrapa”, përfundoi ajo.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore