Lajme

SHBA/Flamuj në vend të mbështetësve gjatë përurimit të Biden-it


Historikisht, një nga momentet më tradicionale gjatë përurimit të presidentit të ardhshëm janë mbështetësit e  shumtë  të ardhur nga i gjithë vendi, në bulevardin kryesor të Washington-it.

Këtë vit për të vazhduar trendin e tranzicionit të pushtetit, kjo tendencë do të jetë krejtësisht ndryshe.

Për shkak të COVID-19 dhe rritjes së  sigurisë pas trazirave në Capitol, më 6 janar, publikut i është ndaluar shohë nga afër përurimin e presidentit nga bulevardi kryesor.

Është vendosur  një perimetër sigurie gjatë gjithë bulevardit. Është përcaktuar vetëm një hyrje, ku lejohet të futen vetëm, gazetarët dhe stafi i autorizuar.

Në vend të mbështetësve të presidentit janë vendosur 200 mijë  flamuj.  Këta flamuj përfaqësojnë të 56 shtetet dhe territoret amerikane.

Flamujt janë  zgjedhur në ngjyrë të shkëlqyeshme për të dhënë përshtypjen se bulevardi është i tejmbushur.  Në realitet shumë pak njerëz ndodhen në bulevard.

Qëllimi është  që optika  të duket mbresëlënëse për miliona njerëz që do ta shikojnë inaugurimin nga shtëpia.

Parashikuesit kanë bërë thirrje për erëra mbi 60 kilometra në orë gjatë ceremonisë. Parashikohet që flamujt të valëviten nga era./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore