Lajme

SHBA do të miratojë shitjen e F-15 Izraelit për 18 miliardë dollarë


Administrata e presidentit amerikan Joe Biden po përgatitet të miratojë shitjen e të paktën 50 F-15 Izraelit.

Çka vjen si pjesë e një marrëveshje me vlerë 18 miliardë dollarë.

Agjenca e lajmeve CNN e ka raportuar këtë lajm, duke cituar disa burime, duke nënvizuar se transaksioni – më i madhi me Izraelin që nga sulmi i 7 tetorit – vjen pasi Shtëpia e Bardhë po përgatitet të njoftojë Kongresin për shitjen e re të kompleteve të municioneve të drejtuara me saktësi në Izrael.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore