Lajme

SHBA, Biden: Paketa e ndihmës nuk e rrit shkallën e papunësisë


Presidenti amerikan Joe Biden, të martën e 11  majit, ka hedhur poshtë kritikat se përfitimet e zgjeruara të papunësisë po bëjnë që amerikanët të mos kërkojnë për punë të reja.

Biden deklaroi se çdo amerikan i papunë të cilit i ofrohet një punë “e përshtatshme” duhet ta pranojë atë. Në të kundërt, sipas tij, rrezikon të humbasë përfitimet e papunësisë.

Republikanët kanë fajësuar të dhënat e këqija ekonomike javën e kaluar në vendimin e presidentit demokrat për të zgjatur përfitimet e zgjeruara të papunësisë.

Gjatë muajit prill në SHBA janë hapur 266 mijë vende të reja pune. Ndërsa shkalla e papunësisë arriti në 6.1%.

Ekonomistët kishin parashikuar nga 900 mijë deri në 2 milionë vende pune. Megjithatë ka 7.4 milionë pozicione të paplotësuara, sipas departamentit të punës të SHBA-së.

Të hënën, Biden, shtoi se ai po udhëzonte Departamentin e Punës të SHBA-së që të marr të dhëna në lidhje me numrin e të papunëve dhe ata që kërkojnë punë.

Nga paketa e ndihmës për shkak të pandemisë, shuma prej 1.9 trilionë dollarësh, që Biden nënshkroi me ligj në mars, të papunët do të përfitojnë 300 dollarë në javë.

Përfitimet e rritura pritet të zgjasin deri në shtator.

Por disa guvernatorë republikanë kanë hequr përfitimet e shtuara, duke i drejtuar dollarët diku tjetër.

Nga ana tjetër Biden tha se “ka pasur shumë diskutime që nga raporti i së premtes që njerëzit po paguhen për të qëndruar në shtëpi, në vend se të shkojnë në punë”.

“Epo, ne nuk shohim shumë prova për këtë. Ky është një faktor kryesor. Ne nuk e shohim atë, shiko, është e lehtë të thuash, linja ka qenë, për shkak të përfitimeve bujare të papunësisë, që është një faktor kryesor në mungesa të fuqisë punëtore”.

Një shënim i fundit i analistit të Bankës së Amerikës tha se amerikanët që fituan më pak se 32 mijë dollarë para pandemisë do të ishin më mirë për tani të mblidhnin një kombinim të përfitimeve të papunësisë nga shteti federal, në vend që të punonin.

Paga mesatare amerikane është rreth 32 mijë dollarë.

Në tërësi, 9.8 milionë amerikanë mbetën të papunë muajin e kaluar.

Në shkurt të vitit 2020, përpara se bllokimet të kufizon lëvizjet, 5.7 milionë njerëz ngelën pa punë.

Ndërsa kufizimet e Covid-19 janë lehtësuar në të gjithë vendin, disa punëdhënës kanë raportuar vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

Veçanërisht në sektorë të tillë si shërbimi i ushqimit dhe shitja me pakicë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore