Bota

SHBA/ 5 viktimave deri tani


Ka ndërruar jetë, Brian D. Sicknick, oficeri i policisë, që shërbente në Capitol Hill, duke e çuar në pesë numrin e viktimave të shkaktuara nga protesta e dhunshme nga mbështetësit e presidentit në largim Donald Trump.

Sicknick u plagos të mërkurën me 6 janar dhe vdiq të enjten  për shkak të dëmtimeve  të pësuara në kohën që ishte në detyrë.

Ai ishte bërë pjesë i Policisë Capitol-it në korrik të vitit 2008.

Dy ditë më parë, qindra mbështetës të presidentit Donald Trump, mësynë institucionin amerikan.

Gjatë protestës mbetën të vrarë katër persona.

Një ish veterane e Forcave Ajrore Amerikane, Ashlei Babbitt u qëllua për vdekje në gjoks nga policia.

Ajo ishte pjesë e mbështetësve të Trump-it që bastisën Capitol-in.

Ndërsa tre personat e tjerë vdiqën  për shkak të ndërlikimeve mjekësore dhe urgjencave./AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore