Shqipëria

Sërish tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen në Shqipëri


Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e 11 janarit, në pjesën veriore të qytetit Follorinë në Greqi.

Qyteti është goditur nga një tërmet më magnitudë 4.2 ballë.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Korçës.

Duket se tërmetet në vendin fqinj nuk kanë të sosur, kjo pasi edhe ditën e djeshme ky qytet u godit nga një tërmet, me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Epiqendra ishte rreth 119 kilometra nga qyteti i Elbasanit, ku thellësia e shkundjes sizmike ka filluar në 10 kilometra.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore