Lajme

Sërish kolonë e gjatë në vendkalimin kufitar – pritjet për dalje deri dy orë


Pika kufitare në Merdare.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në pikën kufitare, kolona e veturave është deri në 1 mijë e 200 metra që do të thotë se pritjet janë për afërsisht nga 100 deri në 120 minuta.

Ndërsa tek pika kufitare, Dheu i Bardhë pritjet janë gjysmë ore ose 40 minuta.

Në Jarinje pritjet janë 20 deri në 30 minuta edhe te “Dheu i Bardhë” ka pritje.

Në pikat e tjera kufitare, mund të kalohet pa pritje.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndryshe, në muajin korrik bashkatdhetarët janë detyruar të presin në pikat kufitare me Serbinë për hyrje.

Pritjet më të gjata ishin regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike bashkëatdhetarët janë detyruar të presin 40 minuta.

Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore