Sport

Serie A/Inter triumfon ndaj Verona-s dhe kërcënon Milan-in e vendit të parë


Inter-i ka arritur të fitojë në sfidën e javës së 32 të Serie A përballë Hellas Verona-s. Në stadiumin e tyre, “Giuseppe Meazza”, zikaltrit triumfuan 2-0, me të dy golat e realizuar në pjesën e parë të takimit.

Sfida ishte me dy fytyra për skuadrat. Në pjesën e parë dominuan vendasit dhe në të dytën u shfaqën më shumë miqtë.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 22 me autor, Nicolo Barella-n. Ndërsa tetë minuta më vonë, Edin Dzeko dyfishoi rezultatin.

Ivan Persic-i ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës. Kroati dhuroi dy asiste, nga të cilat erdhën dy golat e zikaltërve.

Me fitoren e arritur, Inter-i ngjitet në vendin e dytë në Serie A me 66 pikë. Një pikë më shumë ka Milan-i i vendit të parë. Ndërsa, Verona qëndron në mesin e artë të tabelës me 45 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore