Sport

Seria A/ Ndeshjet e ditës, luajnë jo pretendentët


Ditën e shtunë do të luhen tre sfidat e para të javës së 38-të dhe të fundit në Serinë A për këtë sezon. Në fushë zbresin gjashtë ekipe, të cilat tashmë e kanë të vendosur fatin e tyre dhe luajnë më shumë për statistik. Ndeshjet do të luhen në 20:45.

“Sardegna Arena” do të presë sfidën midis Cagliari-t dhe Genoa-s. Vendasit e Cagliari-t renditen në vendin e 16 në Serinë A me 37 pikë. Genoa renditet në vendin e 14 me 39 pikë.

Në “Stadio Ezio Scida”, vendasit e Crotone-s do të përballen me Fiorentina-n. Tanimë, Crotone është e rënë nga kategoria, pasi ka 22 pikë dhe renditet në vendin e 19. Fiore ka 39 pikë dhe renditet në vendin e 13.

Sampdoria do të përballet me Parma-n në “Luigi Ferraris”. Vendasit kanë 49 pikë dhe renditen në vendin e nëntë në Serinë A. Parma ka rënë nga kategoria, duke qenë se ka vetëm 20 pikë dhe renditet në vendin e fundit.

Ditën e diel do të luhen ndeshjet e tjera të javës së fundit në Serinë A, duke filluar nga ora 20:45: Inter – Udinese, Bologna – Juventus, Atalanta – Milan, Napoli – Hellas Verona, Spezia – Roma, Lazio – Sassuolo dhe Torino – Benevento.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore