Sport

Serena Williams tërhiqet nga Miami Open


Serena William nuk do të marrë pjesë në Miami Open pasi ka kryer një operacion kirurgjik në gojë.

39-vjeçarja Williams banon në Florida, shteti në të cilin ndodhet qyteti i Miami-t, ka njoftuar në sajë të rrejteve sociale mospraninë e saj në këtë kompeticion:

“Miami është turne i veçant për mua, pasi është shtëpia ime. Jam e trishtuar që nuk do të shoh tifozë të mrekullueshëm këtë vit, por mezi pres vitin e rradhës, të cilin nuk do ta humbas”.

Fituesja e 23 Grand Slam-eve në kategorinë individuale, tetë prej të cilave janë në Miami Open, i bashkohet “stolit”  ku janë ulur “Treshja e Madhe”; Federer, Nadal, Djokovic dhe Dominic.

Open-i i Miami-t fillon të hënë – 22 mars dhe do të zgjasë deri të diel – 4 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore