Jetesë & Stil

Serena Williams bëhet nënë për herë të dytë


Tenistja amerikane, Serena Williams tanimë është bërë nënë për herë të dytë, derisa në jetë ka sjellë një vajzë.

Adira River Ohanian – është emri që Williams zgjodhi për vajzën bashkë me bashkëshortin e saj, Alexis Ohanian.

E lajmin e gëzueshëm dyshja nuk hezituan ta ndajnë edhe me publikun, shkruan Reuters, transmeton AlbanianPost.

“Mirë se erdhe engjëlli im i bukur”, shkroi Williams në mbishkrimin e një videoje të postuar në TikTok që tregon atë, Ohanian dhe vajzën e tyre katërvjeçare Olympia duke përqafuar të porsalindurin.

Edhe Alexis u shpreh mirënjohës ndaj ardhjes në jetë të fëmijës së dytë.

“Jam mirënjohës të raportoj se shtëpia jonë po bashkohet me dashuri: një vajzë e porsalindur e lumtur dhe e shëndetshme dhe mama e lumtur dhe e shëndetshme. Ndjehem mirënjohës”, postoi Ohanian në platformën Twitter/X.

23-herë kampionia e Grand Slam-it, e cila tha se po “evoluonte” nga tenisi pas US Open të vitit të kaluar, konfirmoi në tapetin e kuq të Met Gala në Nju Jork në muajin maj se ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Po ndihem mirë”, tha olimpistja për Vogue në atë kohë.

“Mund të marr frymë. Mund të ndaloj së fshehuri”, shtoi ajo.

Më vonë në të njëjtin muaj, Williams ndau pamjet e adhurueshme në YouTube të Olimpias “së emocionuar” duke vrapuar nëpër dhomën e tyre të ndenjes pasi zbuloi statusin e motrës së saj të madhe.

Fëmija i parë i çiftit, erdhi në jetë në shtator të vitit 2017, dy muaj përpara se Williams dhe bashkëthemeluesi i Reddit të lidhnin martesën në New Orleans.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore