Lajme

“Serbia nënshkruan kontratë 720 mijë dollarëshe me kompaninë amerikane – Kosova nënshkruan kontratë me ‘servilë’ në disaporë”


Ilustrim

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në “Twitter”, ka thënë se përderisa Qeveria e Kosovës ka angazhuar kompani lobimi me “servilë të diasporës”, ekzekutivi serb ka nënshkruar kontratën e dytë të konsultimit me një kompani amerikane, në vlerë prej 720 mijë dollarëve.

“Ndërsa Qeveria e Kosovës nënshkruan ‘kontrata konsultimi’ me ‘servilë’ në diasporë, të cilët janë në histori publike duke kritikuar qeverinë amerikane, qeveria serbe sapo nënshkroi kontratën e dytë të konsultimit, një marrëveshje 720,000 dollarë me prirje demokratike KARV Communications për të ‘shpjeguar politikat e qeverisë serbe'”.

Petrit Selimi

Pas përkeqësimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht pas tensioneve në pjesën veriore të vendit të banuar me serbë etnikë dhe refuzimit për t’i dëgjuar kërkesat amerikane për uljen e tensioneve, ekzekutivi angazhoi kompani lobimi për përmirësimin e raporteve të lënduara.

Qeveria e Kosovës, sipas një dokumenti të publikuar nga rrjeti evropian i lajmeve “Euronews Albania”, ka paguar kompaninë lobuese të një amerikano-shqiptari në Uashington në vlerën prej 147 mijë eurove, e cila do të ofrojë këshilla strategjike dhe përfaqësim të huaj brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore