Lajme

Serbia merr 30 tanke nga Rusia me vlerë 75 milionë euro


Të dielën e 23 majit, në kazermat e Ushtrisë Serbe “Mija Stanimirovic” në Nish është bërë dorëzimi i tankeve ruse. Tanket T-72MS dhe automjetet e blinduara të zbulimit BRDM-2MS, Autoritetet Ruse ia kishin dhuruar më herët Serbisë.

Ceremonia e dorëzimit u ndoq nga ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanovic. Ai u shpreh se dhurimi i 30 tankeve dhe i njëjti numër i automjeteve të blinduara ishin me një vlerë 75 milionë euro.

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Botsan-Kharçenko, tha se bashkëpunimi midis dy vendeve, veçanërisht ai ushtarako-teknik, është i zhvilluar dhe se ka një të ardhme përpara.

Ushtrim antiterrorist

Në një vend tjetër, në poligonin “Oresac” afër Vrsac-it, forcat speciale serbe dhe ruse zhvilluan një stërvitje taktike me municion, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ushtrimi përbëhej nga katër segmente dhe forcat speciale, së pari, paraqitën procedurat e zbulimit, në mënyrë që të mblidhnin informacione rreth grupeve terroriste nga ajri, uji dhe toka.

Në ushtrime morën pjesë ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsa Stefanoviç, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Milan Mojsilovic, Sekretari i Shtetit dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Gjenerali Nikolai Pankov, Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë Gjeneral Kolonel Alexander Fomin dhe Ambasadori Rus në Serbi, Aleksandër Botsan-Kharçenko.

Është marrë dhe përshtatur për N1.info nga Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore