Shqipëria

Serbia me pasaportën më të fuqishme në rajon – Po Shqipëria e Kosova?


Siç bën çdo vit, edhe për 2023-in, kompania që merret me migrimin dhe konsulenca për shtete e qytetarë rreth lëvizjes nëpër botë ka bërë një renditje të pasaportave më të fuqishme.

Dhe sigurisht, në listë qëndrojnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo çfarë nënkupton pasaporta e fuqishme lidhet me mundësinë që ta ofron ky dokument për të udhëtuar në sa më shumë vende pa nevojën e marrjes së një vize.

Parametrat janë fare të thjesht – në sa vende mund të udhëtosh me pasaportën e atij shteti.

Në renditjen e vendeve të rajonit, kryesuese është Serbia.

Pasaporta serbe aktualisht renditet në vendin e 38-të. Kështu siguron qasje pa viza në 135 vende. Kjo i jep Serbisë, një rezultat të përgjithshëm të lartë të lëvizshmërisë dhe e bën atë një pasaportë të dëshirueshme. Mbajtësit e pasaportave serbe kanë akses pa viza pas mbërritjes në vende të tilla si Singapori, Kina, Rusia, Izraeli dhe i gjithë Bashkimi Evropian.

Kjo lejon mundësi pothuajse të menjëhershme udhëtimi në destinacionet kryesore në mbarë botën. Megjithatë, mbajtësit e pasaportave serbe kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 94 destinacione. Disa vende ku kërkohet vizë janë India, Shtetet e Bashkuara dhe Australia.

Pas saj, dhe barazim me të Maqedonisë së Veriut në renditje qëndron ajo e Malit të Zi. Pasaporta malazeze renditet e 46-ta me 124 destinacione që mund të aksesohen pa viza. Mbajtësit e pasaportave të Malit të Zi kanë akses pa viza në të gjitha vendet evropiane, në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, si dhe në Rusi dhe Turqi.

Ndërsa, mbajtësit e pasaportave maqedonase kanë akses pa viza dhe viza pas mbërritjes në vende si Brazili, Izraeli, Turqia dhe i gjithë Bashkimi Evropian.

Kjo lejon një udhëtim pothuajse të menjëhershëm në mbarë botën. Megjithatë, mbajtësit e pasaportave maqedonase kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 106 destinacione në botë. Disa nga vendet ku kërkohet viza janë Kina, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Me katër vende më poshtë në renditje është Bosnja dhe Hercegovina. Pasaporta boshnjake aktualisht renditet në vendin e 50-të. Ajo siguron akses pa viza në 117 vende. Kjo i jep një rezultat të përgjithshëm mesatar të lëvizshmërisë.

Mbajtësit e pasaportave boshnjake kanë akses pa viza dhe viza pas mbërritjes në vende të tilla si Brazili, Singapori, Turqia dhe i gjithë Bashkimi Evropian. Kjo lejon një udhëtim pothuajse të menjëhershëm në mbarë botën. Megjithatë, mbajtësit e pasaportave boshnjake kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 112 destinacione në botë. Disa nga vendet ku kërkohet vizë janë Australia, Japonia dhe India.

Dhe vetëm me një pikë lëvizje është Shqipëria, e 51-ta.

Kështu,  siguron qasje pa viza në 116 vende duke i dhënë një rezultat të përgjithshëm mesatar të lëvizshmërisë. Mbajtësit e pasaportave shqiptare kanë akses pa viza në mbërritje në vende si Brazili, Izraeli, Turqia dhe në të gjithë Bashkimin Evropian.

Kjo lejon një udhëtim pothuajse të menjëhershëm në mbarë botën. Megjithatë, mbajtësit e pasaportave shqiptare kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 113 destinacione në botë. Disa nga vendet ku kërkohet viza janë Kina, Japonia dhe India.

E fundit në renditje sa i takon Ballkanit Perëndimor është Kosova.

Ajo renditet në vendin e 101-të dhe me të mund të udhëtoni në 41 shtete pa vizë.

Kosova ndan vendin e 101-të me Bangladeshin dhe Libinë.

Me pasaportën e Kosovës mund të udhëtosh në vetëm 53 vende pa viza, kështu që mban vendin e 90-të, bashkë me Butanin, Kamboxhian, Çadin, Komorosin dhe Nigerin.

Përndryshe, pasaporta më e fortë në botë është ajo e Japonisë, e cila kryesoi indeksin për të pestin vit radhazi.

Dy vende të tjera në Azi u renditën të dytat: Koreja e Jugut dhe Singapori. Të dyja pasaportat lejojnë qytetarët me pasaportë në 192 vende pa vizë.

Gjermania dhe Spanja u renditën në vendin e tretë me akses në 190 destinacione.

Pasaporta amerikane u rendit në vendin e shtatë me Belgjikën, Republikën Çeke, Zelandën e Re, Norvegjinë dhe Zvicrën. Të gjitha vendet u ofrojnë qytetarëve vizita pa viza në 186 vende.

Megjithëse Indeksi i Pasaportave Henley thotë se pret që SHBA të qëndrojë në mënyrë solide në nr. 7 në listë, Global Citizen Solutions Global Passport Index i vitit të kaluar e quajti pasaportën amerikane më të fuqishmin në botë bazuar në renditjen e investimeve, cilësisë së jetës dhe indekseve të përmirësuar të lëvizshmërisë në vitin 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore