Lajme

Serbia i dhuron sërish 13 mijë doza vaksine Maqedonisë së Veriut


Të mërkurën e 28 prillit, Serbia i dhuroi Maqedonisë së Veriut (MV), 13 mijë doza vaksine ruse Sputnik V anti-Covid.

Lajmin e bëri të ditur kryeministrja serbe, Ana Brnabić. Duke shtuar se Serbia është e gatshme të ndihmojë përsëri shtetin fqinj, pasi vendi ka mjaft vaksina.

“Nuk mund të kthehemi në jetë normale nëse të gjithë të tjerët nuk kthehen. Ky është investim në sigurinë e përbashkët”.

Ajo deklaroi se donacioni është nisur që mbrëmë.

Deri më tani Serbia ka dhuruar 48 mijë doza vaksine për Maqedoninë e Veriut.

Më 23 prill nisi vaksinimi për deputetët e Kuvendit të MV-së.

Procesi i vaksinimit ka nisur me personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Më pas janë vaksinuar gazetarët, operatorët, ushtrinë dhe policinë.

Deri më  tani MV-ja numëron 4 mijë e 742 vdekje që nga fillimi i pandemisë. 151 mijë e 122 raste pozitive dhe 130 mijë e 910 të shëruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore