Lajme

Serbia do të mbajë referendum për ndryshimin e Kushtetutës


Ilustrim.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar të premten se referendumi për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë duhet të mbahet më 16 janar.

“Duhej të ishte më 29 nëntor, por doja ta shmangja atë datë”, tha Daçiç për TV Pink, citon b92.

Ndërkaq, bëri të ditur se deri atëherë duhet të miratohen amendamentet, duke theksuar se teksti duhet të prezantohet në seancën parlamentare më 30 nëntor.

Daçiç, ka kujtuar diçka kur bëhet fjalë për referendumin.

Ilustrim.

Ai ka thënë se “për ndryshimin e Kushtetutës, pra për suksesin e referendumit, nuk nevojiten më 50 për qind e votuesve të regjistruar dhe se, siç shtoi ai, ishte nënshkruar në vitin 2006”.

Ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje se për çfarë ndryshime bëhet fjalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore