Lajme

Serbët protestojnë në Beograd në mbështetje të Rusisë


Protesta e serbëve në mbështetje të Rusisë

Një protestë në mbështetje të popullit rus ka filluar pasditen e së premtes në qendër të Beogradit, përkatësisht para monumentit të Car Nikolait në rrugën Mbreti Milan.

Sipas pamjeve shihet një numër i madh i qytetarëve që janë mbledhur në protestë në afërsi të Presidencës së Serbisë, ndërsa autoritetet serbe kanë mbyllur rrugën për qarkullim.

Protestuesit serb po këndojnë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi një pushtim ushtarak mbi Ukrainën të enjten e kaluar.

Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezevic nga Patrulla Popullore dhe Mladen Obradoviç nga Obraz – nga skena iu kanë drejtuar pjesëmarrësve të protestës.

Ata kanë thënë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz do të dalin në rrugë se sa kanë dalë tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore