Lajme

Separatistët në Donetsk dënojnë me vdekje 3 të huaj, thotë raporti


Një gjykatë në “Republikën Popullore të Donetsk-ut” separatiste ka dënuar me vdekje dy shtetas britanikë dhe një maroken.

Britanikët Shaun Pinner, Aiden Aslin dhe marokeni Saadun Brahim shërbyen në Brigadën e 36-të të Parashutistëve dhe u kapën ndërsa luftonin në rajonin juglindor të Donbas-it, njoftoi Agjencia e Lajmeve Donetsk.

Agjencia pretendoi se, “veprimet e mercenarëve çuan në vdekje dhe plagosje të civilëve”.

Akuzat me të cilat përballen përfshinin përpjekje për të “marrë me forcë ose për të mbajtur pushtetin” dhe “stërvitje për të kryer veprimtari terroriste” në përputhje me kodin penal të epokës staliniste që lejon dënimin me vdekje, thuhej në raport.

Të pandehurit u deklaruan fajtorë, citohet të ketë thënë gjyqtari Alexander Nikulin, por shtoi se “provat vërtetuan sërish se akuzat nuk bazoheshin thjesht në pranimin e fajit nga ana e tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore