Lajme

Senatori Hobbs: Kur isha në Kosovë duke u përballur me një turmë të zemëruar serbe, ne gati qëlluam mbi ata njerëz


Mbajtja haptazi e armëve në kampusin e Capitolit dhe në ose afër demonstratave që ndodhin në Washington do të ndalohet me një projektligj të aprovuar nga Senati i shtetit. Projektligji kaloi me 28 vota dhe tani shkon për shqyrtim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Por në debatin që zgjati më shumë se një orë është përmendur edhe Kosova, shkruan thedailyworld.com, përcjellë Albanian Post. 

Madje Senatori Steve Hobbs, përmendi shërbimin e tij në Kosovë kur arsyetoi votën e tij pro.

“Kur isha në Kosovë duke u përballur me një turmë të zemëruar serbe, ne gati qëlluam mbi ata njerëz”, tha Hobbs i cili është edhe kolonel në Gardën Kombëtare Ushtarake të Uashingtonit që shërbeu në Irak dhe në Kosovë.

Hobbs thotë se “ishte është e frikshme… por ne ishim të disiplinuar”, shtoi ai.

“Sepse unë garantoj se nëse nuk jeni të disiplinuar mjaftueshëm dhe ju gjuajnë me gurë ndërsa ju keni një armë, ju do ta përdorni atë armë”.

Projektligji kaloi me 28 vota dhe tani shkon për shqyrtim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Përveç ndalimit të armëve që mbahen haptazi në Capitol ose rreth Capitolit, projektligji do të ndalojë njerëzit që mbajnë armë me vete ose në automjetin e tyre ndërsa marrin pjesë në një demonstratë në vend publik ose nëse janë brenda 250 metrave nga demonstrata e lejuar.

Përjashtim nga projektligji bëjnë njerëzit që mbajnë armë zjarri në pronat private të tyre brenda asaj zone.

Shkelja e kësaj do të jetë e dënueshme me një vit burg ose gjobë deri në 5,000 dollarë, ose të dyja.

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kishte liruar Donald Trump-in nga akuzat për nxitje të turmës në trazirat e Capitol-it.

Senati votoi me 57 vota për ta shpallur ish-presidentin fajtor dhe 43 jo fajtor. Në gjyq kërkoheshin 67 vota, ose dy të tretat për fajësimin e tij, kështu që Trump u shpall i pafajshëm.

Në votim, shtatë nga 50 republikanët e Senatit u bashkuan me demokratët e unifikuar të dhomës, në favor të dënimit. Gjatë gjyqit, senatorët panë video grafike të sulmit, duke përfshirë dhe skena të një polici që ulërinte nga dhimbjet.

Trump, u largua nga detyra më 20 janar, kështu që fajësimi nuk mund të përdoret për ta hequr atë nga pushteti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore