Shqipëria

Sekuestrohet në Durrës një anije me 50 mijë litra naftë kontrabandë


Në Portin e Durrësit është ndaluar një anije peshkimi me një sasi të konsiderueshme karburanti kontrabandë.

Referuar burimeve nga shërbimi doganor dhe policia është bërë me dije se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra naftë, që vinte me anijen “Geni”.

Dhe kjo shënon edhe anijen e katërt që zbulohet me naftë kontrabandë në hambarin e saj.

Drejtuesit e mjeteve të peshkimit e marrin naftën me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se furnizohen për konsum personal.

Por më pas ata e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore