Sport

Sekretari i FIBA-s viziton Kosovën


Sekretari Gjeneral i FIBA-s apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis do të vizitojë Kosovën më 6 dhe 7 tetor.

Ai do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë (nga ora 20:00), si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Të enjten do të takohet me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës KOK nga ora 14:30.

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës gjithashtu do të takohet me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama më 7 tetor nga ora 10:00 në Komunën e Prishtinë.

Ndërsa agjenda e tij do të vazhdojë në ora 11:00 në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku do të takohet me ministrin, Hajrulla Çekun.

Zagklis është një mbështetës i madh i basketbollit të Kosovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, si dhe FBK-në, ku në shumë raste e ka lavdëruar punën që bën Federata.

Kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës në Kosovë, duke treguar mbështetjen e madhe për basketbollin e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore