Lajme

Sebastian Kurz, kancelari ‘hije’ i Austrisë


Katër vite dhe dy qeveri – të dyja të rrëzuara nga skandali – kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka arritur t’i këtë të gjithë kundër në spektrin politik.

35-vjeçari, udhëheqës i Partisë Konservatore të Popullit, ka njoftuar dorëheqjen e tij të shtunën e 9 tetorit.

Kjo, pasi u bë e qartë se e gjithë opozita dhe partnerët e tij qeveritarë do të shkonin aq larg, sa të mendonin për krijimin e një koalicioni për rrëzimin e Kurz-it.

Pas bastisjeve të policisë javën e kaluar, në media qarkulloi lajmi se Kurz ishte një i dyshuar në hetimin kundër korrupsionit.

Ai u përball me akuzat se qeveria e tij kishte keqpërdorur paratë e taksapaguesve dhe kishin realizuar fatura të rreme për mbulim të fushatës në media.

“Vendi im është më i rëndësishëm se unë”, tha Kurz në një deklaratë për shtyp nga selia e partisë që drejton.

Sidoqoftë, dorëheqja e tij mund të jetë më shumë një pauzë, sesa një përfundim.

Zëvendësuesi i tij i zgjedhur si kancelar, ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, është një aleat i ngushtë.

Kurz do të mbetet drejtuesi i Partisë Popullore, e cila mban 71 nga 183 vendet në Parlament.

Si udhëheqës i grupit parlamentar të partisë së tij, Kurz do të ketë një vend në kabinet.

Si parlamentar, ai gëzon imunitet nga ndjekja penale.

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz

“Ai, në njëfarë mënyre, do të jetë një lloj kancelari në hije”,  tha analisti-politik austriak, Thomas Hofer, për të përditshmen “Financial Times”.

Një çështje tjetër për partitë opozitare është popullariteti i Kurz-it.

Në një sondazh muajin e kaluar, 28% e të anketuarve thanë se do të votonin drejtpërdrejt për të si kancelar.

Rivalja e tij më e afërt, socialdemokratja Pamela Rendi-Wagner, mori 12 % dhe 35 % e të anketuarve u shprehën se nuk dinë se kë kanë të preferuar.

Të martën, Parlamenti do të mblidhet për të debatuar mbi një mocion mosbesimi të paraqitur nga partitë opozitare austriake.

Atyre u duhen vetëm gjashtë nga 26 deputetët e të  Gjelbërve që të rebelohen kundër udhëheqjes së partisë për ta fituar atë.

Nëse opozita humbet mocionin, koalicioni qëndron në vend pa pasur nevojë për zgjedhje të reja.

Por nëse kalon dhe qeveria bie, të Gjelbrit do të përballen me perspektiva të pasigurta elektorale, veçanërisht nëse përfundojnë, duke u ndihmuar në një koalicion të mbështetur nga e djathta ekstreme që të vijnë në pushtet.

Pavarësisht pyetjes për rezultatin e çështjeve ligjore kundër tij, sfida më e madhe e Kurz-it mund të dalë nga partia e tij.

Të enjten, shefat e Partisë Popullore deklaruan se nuk mund të mendonin për asnjë qeveri pa Kurz-in në krye të saj.

Por politikani, i cili ka rimodeluar imazhin e partisë në pesë vitet e fundit, është një i huaj relativisht.

Mbështetja nga shefat rajonalë, që kanë fuqi të madhe në parti, do të jetë vendimtare.

Marrë nga Financial Times, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore