Lajme

Schwarzenegger, i indinjuar me politikat e liderëve mbi ngrohjen globale


Në prag të samitit të klimës COP26, i cili do të zhvillohet në qytetin më të madh të Skocisë, nga 31 tetori deri më 12 nëntor, ka një sërë reagimesh për klimën nga figura publike.

Një prej tyre është edhe aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger. Ai ka deklaruar që liderët botërorë duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj ndryshimeve klimatike, pasi dëmtojnë ekonominë.

Në një intervistë për BBC, rreth 39 mënyrave sesi të shpëtojmë planetin, Schwarzenegger është shprehur i indinjuar ndaj politikave të ndërmarra nga liderët botërorë.

Ai pohoi se suksesi i vazhdueshëm ekonomik i Kalifornisë dhe krijimi i vendeve të punës dëshmojnë se reduktimi i dyoksidit të karbonit dhe rritja e pasurisë shkojnë paralelisht.

“Ata janë gënjeshtarë, janë budallenj. Ose nuk dinë si ta menaxhojnë situatën”, argumentoi Schwarzenegger.

Që nga viti 2003, producenti ka ndërmarrë nisma për uljen e ndotjes globale. Ai është i bindur se teknologjia mund të ndihmojë në uljen e ndotjes.

Për shembull, makina e tij Hummer, e cila punon me bateri, duke u kthyer në një version elektrik, mund të ndryshojë rrjedhjen e situatës.

Zgjidhjet e zgjuara në lidhje me konkurrencën

Një mënyrë, e cila mund të pakësojë ndotjen e ajrit dhe gazrat serë që vijnë nga transporti detar, është që secili individ të blejw produkte vendase.

“Blini produkte vendase. Sa herë që blini diçka nga jashtë, është gjëja më e keqe që mund të bëni”, u shpreh ai.

“Ju mund të keni konkurrencë, por duhet të jeni të zgjuar në lidhje me të… sepse nëse njerëzit kanë vdekur, ata kanë vdekur. Ka mbaruar”.

Megjithatë, Schwarzenegger mbetet optimist dhe ende beson: “Nuk ka fat, përveç asaj që bëjmë për veten tonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore