Lajme

Schmidt: Shpërbërja e Bosnjës do të prekte edhe çështjen Kosovë-Serbi


Politikani gjerman Christian Schmidt, i dërguari për paqe në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Nëse një Bosnjë multi-etnike shtyhet drejt shpërbërjes, kjo do të ketë në mënyrë të pashmangshme një ndikim në konflikte të tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor, si ai midis Serbisë dhe Kosovës” deklaroi politikani gjerman Christian Schmidt, i dërguari për paqe në Bosnje dhe Hercegovinë për Reuters.

Ndërsa, tha se marrëveshja e paqes që i dha fund luftës së vendit në vitet 1990 është në rrezik të shpërbëhet nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për të ndaluar serbët.

“Trazirat në këtë rajon do të ndikojnë gjithashtu në çështjen e marrëdhënieve problematike midis Serbisë dhe Kosovës në të njëjtën mënyrë,” tha Schmidt.

Sipas Schmidt, “duhet të jetë në interes të Serbisë që Bosnje-Hercegovina të qëndrojnë bashkë”.

Por, shtoi se rruga e Beogradit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian mund të ndikohet rëndë nga paqëndrueshmëria në Bosnje.

I pyetur nëse ekzistonte një mundësi reale e shpërbërjes së Bosnjës, Schmidt tha se nuk është rrezik i afërt.

“Por nëse degradimi i traktatit të Dejtonit vazhdon, ekziston rreziku që vendi të shpërbëhet”.

Marrëveshja e paqes e Dejtonit e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e nënshkruar në 1995, i dha fund luftës midis serbëve të Bosnjës, kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë.

Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Kjo e ndau vendin në dy rajone autonome Republika Serbe e mbizotëruar nga serbët dhe Federata e përbashkët nga kroatët dhe boshnjakët.

Ndërsa, Schmidt u shpreh se ai ende shpresonte që presioni ndërkombëtar do t’i lëvizte zhvillimet në një “drejtim të arsyeshëm”, vija e kuqe do të ishte tërheqja e Republikës Serbe nga forcat e përbashkëta të armatosura dhe krijimi i ushtrisë së saj të veçantë brenda Bosnjës, siç njoftoi lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik.

“Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë atëherë ne në komunitetin ndërkombëtar do të duhet të mendojmë shumë, shumë, shumë seriozisht se si mund të ecim përpara,” tha Schmidt.

Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, njoftoi këtë muaj se njësia e drejtuar nga serbët e vendit, Republika Srpska, do të largohet nga institucionet kryesore shtetërore për të arritur autonomi të plotë brenda vendit, në kundërshtim me marrëveshjet e paqes të 1995-ës.

Dodik ka kërcënuar me shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnja për 15 vitet e fundit dhe deklaratat e tij të fundit kanë nxitur shqetësimet se një konflikt i armatosur mund të rindizet.

Si filloi kriza?

Kriza filloi në korrik kur Valentin Inzko – atëherë Përfaqësuesi i Lartë – ndaloi mohimin e gjenocidit dhe vendosi krimet e luftës, si dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Përfaqësuesit serbë u përgjigjën duke bojkotuar institucionet qendrore. Dodik që atëherë ka kërkuar të tërheqë ligjin, duke kërcënuar shkëputjen e Republikës Srpska.

Çfarë po ndodh tani?

Më parë këtë muaj, Dodik tha se Republika Srpska po tërhiqet nga tre institucione kryesore shtetërore: forcat e armatosura, organi i lartë gjyqësor dhe administrata tatimore.

Më 12 tetor, Dodik tha se agjencitë gjyqësore, të sigurisë dhe të inteligjencës boshnjake do të ndalohen të veprojnë në Republikën Srpska.

Në vend të kësaj, institucionet “vetëm serbe” do t’i zëvendësojnë këto organe në entitet deri në fund të nëntorit.

Myslimanët boshnjakë përpiqen të njohin të afërmit e tyre të vrarë nga serbët e Bosnjës në vitin 1992, brenda një sallë sporti në Kljuc, 160 km (100 ml) në veri-perëndim të Sarajevës, Bosnje dhe Hecegovinë, 9 tetori 1996.

“Ne duam që autoritetet tona të kthehen tek parlamenti rajonal. Kjo nuk është asgjë radikale”, tha Dodik duke shtuar se, “kjo është për forcimin e pozitës së Republikës Srpska”.

Të mërkurën, asambleja e Republikës Srpska miratoi një ligj që krijon agjencinë e vet të prokurimit të barnave – e para nga agjencitë e saj të shpallura që operojnë veçmas nga ajo e nivelit shtetëror.

A është kjo një ndarje?

Dodik këmbëngul “kjo nuk është ndarje” dhe “nuk ka mundësi për luftë”. Por, ai u tha mediave më 14 tetor se shtatë vende të Bashkimit Evropian mbështesin shpërbërjen e Bosnjës, duke shtuar se “miqtë” i kanë premtuar ndihmë njësisë në rast të “Perëndimit ndërhyrja ushtarake”.

“Kjo është ndarje në të gjitha përveç emrit. Dhe ai po teston ujërat”, sipas shkencëtarit politik Jasmin Mujanoviç.

Flamuri i Bosnjë dhe Hercegovinës në krahun e majtë, dhe ai i Bashkimit Evropian djathtas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore