Sport

Schalke 04 pranë zyrtarizimit të nënshkrimit të pestë


Schalke 04 ra nga Bundesliga këtë sezon, pas afro 33 vitesh. Skuadra nga Gelzenkirheni duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Bundesligën e Dytë dhe është futur fuqishëm në merkato.

Blutë nga Ruhuri janë pranë transferimit të lojtarit të pestë tashmë. Thomas Ouwejan-i, mbrojtësi i majtë, pritet të jetë pjesë e Schalke-s sezonin e ardhshëm.

24-vjeçari ishte i huazuar te Udinese në Serinë A dhe sipas Bild ai pritet të kalojë te gjermanët nga AZ Alkmaar-i që zotëron kartonin e tij.

Schalke 04 deri tani ka afruar Danny Latza-n nga Mainz-i, Simon Terodde-n nga Hamburger-i, Victor Palsson-i nga Darmstadt-i dhe Marcin Kaminski-n nga Stuttgart-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore