Sport

Sassuolo shokon Juventus-in, Atalanta fiton me përmbysje


Kanë përfunduar tre sfidat e orës 18:30 në Serie A italiane. Juventus-i ka hedhur hap fals në shtëpi, pasi është mundur nga Sassuolo. Atalanta ka arritur të marrë tri pikët në transfertë. Udinese ka barazuar me Hellas Verona-n.

Ndeshjet u luajtën për llogari të javës së 10 në Serie A. Javë e cila nisi të martën me përballjet Milan – Torino (2-1), Spezia – Genoa (1-1) dhe Venezia – Salernitana (1-2).

Në “Allianz Stadium”, Juventus-i është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Sassuolo. Dy golat e miqëve erdhën pas dy kundërsulmeve. Goli i parë u shënua nga Davide Frattesi në minutën e 44. Maxime Lopez-i shënoi golin e “knock out” në minutën e 90+5.

Golin e për bardhezinjtë e shënoi Weston McKennie në minutën e 76.

Atalanta ka arritur të dal me tri pikë nga “Luigi Ferraris” përballë Sampdoria-s vendase. Fillimisht shënoi Francesco Caputo në minutën e 10 për 1-0. Por më pas do të vinin tre golat e përmbysjes për skuadrën e Gian Piero Gasperini-t.

Goli që do të vendoste barazpeshën do të ishte si rezultat i autogolit të Kristoffer Askildsen-it në minutën e 17. Vetëm katër minuta më vonë, Duvan Zapata shënon për 1-2. Për të vulosur shifrat përfundimtare dhe fitoren 3-1 të miqëve do të mendonte Josip Ilicic-i në minutën e 90+5.

Udinese ka barazuar në shtëpi me Hellas Verona-n në shifrat 1-1. Golin e parë të takimit e shënuan vendasit që në minutën e tretë me anë të Isaac Success-it. Barazpesha u vendos në minutën e 83, falë një penalltie të ekzektuar saktë nga Antonin Barak-u.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore