Përballje

Sassuolo deklason Milan-in


Ndeshja e parë e së dielës në Serie A mes Milan-it dhe Sassuolo-s përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2:5.

Dueli ishte me plot befasi, pasi askush nuk e priste që Sassuolo të shënonte tre gola në pjesën e parë.

Në minutën e tetë, Milan shënoi golin e parë të ndeshjes me anë të Giroud, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 19-të, Sassuolo shënuan golin e parë zyrtar të ndeshjes, me anë të Defrel, i cili u asistua nga Berardi.

Pas vetëm dy minutash, Frattesi dyfishoi epërsinë, i cili po ashtu u asistua nga Berardi.

Në minutën e 24-të, Girould shënoi për të ngushtuar epërsinë.

Por, pas vetëm gjashtë minutave, Sassuolo shënuan edhe golin e tretë, dhe këtë herë golashënues ishte Berardi.

Pjesa e dytë filloi shumë mirë për mysafirët, të cilët shënuan në minutën e 47-të nga penalltia, me anë të Lauriente-s.

Në minutën e 55-të, Milan shënuan përsëri me anë të Ante Rebic, por goli u anulua përsëri për pozicion jashtë loje.

11 minuta para përfundimit, Matheus Henrique shënoi golin e pestë të Sassuolo-s, i cili i kompletoi Berardi-t tre asistime.

Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Divock Origi, i cili shënoi dy minuta pas golit të Henrique-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore