Lajme

Sarazzin: Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë forcojnë procesin e zgjerimit të BE-së


Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazzin

Procesi i zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor do të fuqizohej me nisjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Gjermania dëshiron anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, e jo “njëfarë partneriteti” me Ballkanin Perëndimor , tha emisari gjerman në konferencën “Rigjallërimi i vlerave të BE-së” në Beograd.

“BE ka dhënë parametrat përmes të cilës do të ndodh unfikimi, edhe nëse nisim nga pozicione të ndryshme. Ky është momenti i përsosur që Ballkani Perëndimori t’i bashkohet këtij klubi. Është e qartë se BE nuk mund të ketë sukses pa zgjerim të suksesshëm në rajon”, tha Sarrazin.

“Askush nuk do besojë në rolin e BE-së në të ardhmen, në betejën mes demokracive dhe regjimeve autoritare, nëse nuk jemi të aftë të kemi sukses në zgjerimin me Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Mes tjerash ai tha se në takimin që zhvilloi gjatë të hënës me Presidentin e Serbisë i ka përçuar këto mesazhe të njëjta me ato të kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ai ka thënë Vuçiçit se Berlini pret që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

“Harmonizimi me vendimet e BE-së nuk ka pse të jetë i menjëhershëm, por gradual”, tha Sarazzin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore