Muzikë

Samanta Karavella rikthehet me “Emnin tem”


Pas shumë muajsh pritje, këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Emnin tem” mban titullin prurja e re artistike nga Samanta, teksa këngëtarja është përkujdesur që atë ta sjell edhe të vizuelizuar me një video klip modest i cili shfaq artisten me vetëm një skenë, të gjiruar nga kompania Max Production.

Kënga është e tipit baladë dhe i referohet një ndarje të një qifti, tekstin e së cilës e ka bërë Lindon Berisha, me kompozim nga Boban Apostolov.

Për stilin e këngëtares është përkujdesur disenjatorja, Dodona Avdiu, ndërsa për grimin, Arbër Bytyqi.

Projekti është mirëpritur nga fansat dhe koleget e Karavelles, teksa këta të fundit nuk kanë nguruar as ta shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale, përfshirë këtu; Rezarta Shkurta, Enca e Anxhelo Koci.

Ndryshe, projekti i fundit nga Samanta ishte bashkëpunimi i saj me artistin, Skerd. Dyshja sollën këngën “NKN”, e cila numëron afro 7 milionë klikime në YouTube.

Hiti i ri nga Samanta, ka tejkaluar shifrën e 100 mijë klikimeve në YouTube, për më pak se 24 orë pas publikimit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore