Shqipëria

Rusia përsëri rekord rastesh të reja të COVID-19


Task forca e coronavirusit nё Rusi konfirmoi 23 mijё e 947 infeksione të reja tё COVID-19 në 24 orët e fundit, rreth 5% më pak se një javë më parë. Në Moskë, u raportuan 3 mijё e 376 raste të reja, nё njё rënie prej 26%.

Autoritetet raportuan se infeksionet nё vend duhet të kenë arritur kulmin dhe fajёsuan variantin mё ngjitёs Delta pёr shpёrthimin e fundit.

“Në tërësi, ne po shohim se ka një ulje të incidencës së sëmundjes. Kjo natyrisht është pozitive, pasi do të thotë se kemi kaluar majat dhe mund të shpresojmё për një rënie të mëtejshme”, tha kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit 2020 në Rusi arriti në 6 milionё e 102 mijё e 469 të shtunën, nё vendin me një popullsi prej 144 milionё banorёsh.

Numri total i të vdekurve shkoi 153 mijё e 95, me 799 viktima të regjistruara të shtunën, më i larti që prej 16 korrikut, i cili shënoi rekordin e të gjitha kohërave.

Që nga prilli i vitit 2020 deri në maj tё vitit 2021 Rusia regjistroi rreth 290 mijё vdekje në lidhje me COVID-19, sipas Agjencisë federale të statistikave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore