Lajme

Rusia kufizoi naftën kazake, Kazakistan-i bllokon qymyrin rus


Rusia ka kufizuar dërgesën e naftës nga Kazakistan-i përmes portit në Novorossiysk-ut.

Kjo është rruga kryesore për transportin e naftës kazake në Evropë.

Lajmin e bëri të ditur agjencia e pavarur ukrainase “Unian”.

Kufizimi ndodhi në sfondin e një sërë deklaratash të ashpra të presidentit të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në forumin ekonomik SPIEF në Shën Petersburg.

Arsyeja zyrtare e dërgesës së kufizuar ishte gjetja e silurëve dhe minave të Luftës së Dytë Botërore në ujërat pranë terminalit ku përfundon tubacioni i naftës nga Kazakistan-i.

Puna e çminimit, e cila mund të zgjasë deri në fund të muajit, është planifikuar për në 20 qershor.

Pas kësaj, u bë e ditur se Kazakistani pezulloi tranzitin e qymyrit rus.

Kështu, autoritetet e Kazakistanit bllokuan 1 mijë e 700 vagona me qymyr në territorin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore