Lajme

Rusia ka bërë avancim minimal, sipas inteligjencës britanike


Raporti i fundit i publikuar nga shërbimet e Inteligjencës britanike, tregojnë një situatë ku Rusia ka bërë shumë pak progres përgjatë javës së fundit, në avancimin e saj drejt qyteteve kryesore të Ukrainës.

Sipas buletinit të publikuar, forcat ukrainase në Kiev dhe Mykolaiv, vijojnë të frustrojnë forcat ruse dhe përpjekjet e tyre për të rrethuar qytetet po dështojnë.

Nga ana tjetër, qytetet e Kharkivit, Chernihivit, Sumyt dhe Mariupolit, mbeten të rrethuara dhe nën bombardime të pandalura ruse.

Numri tërësor i refugjatëve ndërkohë, të cilët i kanë ikur luftës në Ukrainë, ka shkuar në mbi 3.2 milionë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore