Aplikacione

Rusia gjobit Google-in për mosfshirjen e përmbajtjes së ndaluar


Në Moskë të Rusisë, një gjykatë ka gjobitur kompaninë Google të teknologjisë me 3 milionë rubla për mosfshirjen e përmbajtjes, të cilën ajo e konsideronte të paligjshme.

Vendimi, tregon agjencia e lajmeve “Reuters”, ka ardhur si pjesë e një mosmarrëveshjeje më të gjerë midis Rusisë dhe gjigantit të teknologjisë amerikane.

Në muajin tetor, Rusia e kërcënoi Google-in me gjobë me një përqindje të xhiros së tij vjetore, për dështimin e vazhdueshëm të fshirjes së përmbajtjeve të ndaluara në motorin e vet të kërkimit dhe në YouTube.

Kjo goditje përfshin lëvizjen më të gjerë të Moskës që ka frenuar firmat e huaja të teknologjisë në vend.

Google-i, i cili muajin e kaluar ka deklaruar se kishte paguar më shumë se 32 milionë rubla gjobë, nuk i është përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga “Reuters”.

Përgjatë këtij viti, Rusia ka lëshuar disa gjoba të vogla për kompanitë amerikane të teknologjisë.

Roskomnadzor, rregullatori shtetëror i komunikimeve, ka ngadalësuar shpejtësinë e platformës Twitter që nga muaji mars.

Gjithashtu i ka thënë “Reuters”-it se nuk do t’i heqë kufizimet në pajisjet celulare derisa të hiqet e gjithë përmbajtja e paligjshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore