Lajme

Rusia është penguesja më e madhe e progresit të Serbisë, thotë Hill  


Christopher Hill  

Rusisë i kanë mbetur pak miq, veçanërisht në Bashkimin Evropian, për këtë arsye Moska vendosi t’i përdorë zgjedhjet në Serbi duke u përpjekur të instalojë një pykë midis Serbisë dhe komunitetit euroatlantike.

Kështu të paktën ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ndërsa ka potencuar se Rusia gjithçka çfarë i ofron Beogradi zyrtar është jo stabiliteti dhe regresi.

I pyetur për pretendimin e Rusisë se protestat në Serbi kundër rezultatit të zgjedhjeve janë të nxitura nga shtetet perëndimore, Hill tha se këto janë pretendime qesharake.

“Askush nuk po inkurajon ndonjë revolucion në Serbi. Serbia është një vend demokratik dhe qytetarët e saj vendosin vetë të ardhmen e tyre”.

I vetmi aktor ndërkombëtar që bllokon progresin në Serbi është Rusia, ka potencuar Hill, ndërsa ka vlerësuar Perëndimi është në dijeni të plotë për problemet në ditën e zgjedhjeve në Serbi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore