Euro 2024

Rumania mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Ukrainës


Mjaftoi një gol i bukur i kapitenit Stanciu, që Rumania të mbyllte pjesën e parë ndaj Ukrainës në avantazhin minimal 1 me 0, teksa dy ekipet përballen në ndeshjen e tyre të parë në Euro 2024.

Gjysma e parë e pjesës së parë e pa Ukrainën të vendosur më mirë në fushë dhe më kërkuese. Por, Rumania, nuk la hapësira të mëdha për depërtim dhe mbylli mirë çdo aksion të kundërshtarëve.

Një gabim në pasim nga portieri ukrainas Lunin në minutën e 29-ë ndërkohë, do të bëhej edhe zanafilla e golit, ku pas një pasimi përcaktues nga Dennis Man, ishte Nicolae Stanciu, ai i cili me një goditje të fortë nga jashtë zone dërgoi topin në cepin e majtë të portës, duke mposhtur Lunin.

Sa i takon statistikave, Ukraina e dominoi gjithë pjesën e parë, duke pasur kontroll topi 64%, por Rumania është treguar më përcaktuese me gjuajtjet në portë.

Mbetet për t’u parë në pjesën e dytë se si do të vijojë takimi, me një Ukrainë që duket e etur për të shënuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore