Lajme

Rroga e vogël, shkaku që shumë zyrtarë policorë po e lënë punën


Policë të Kosovës në detyrë

Fatkeqësisht nga viti në vit mund të themi që ka rritje të numrit të zyrtarëve Policorë që po heqin dorë me vet dëshirë nga puna në Polici, ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë raportimit që po bën në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Nuk i kam numrat e saktë, shifrat nuk mund me ua dhënë tash. Mund t’ua dërgoj për të gjitha vitet, por fatkeqësia është që po vërejmë që numri po rritet”.

“Vet fakti që e kanë dhënë testin me shkrim e 127 vetë nuk janë ardhur në test fizik, kjo të tregon që kemi problem të natyrës së caktuar”.

“Tash, a është problem social apo problem i natyrave të tjera, besoj që është problem për mua të jap përgjigje, por besoj që është mirë njerëzit që merren me çështje sociale, ta studiojnë këtë gjë”, ka thënë Mehmeti.

Por i menjëhershëm ishte komenti i Kryetarit të këtij Komisioni, Bekë Berisha i cili tha se rrogat vazhdojnë të mbesin problem në Polici.

“Rrogat e dobëta është një nga arsyet”, tha Berisha, pas të cilit Drejtori i Policisë së Kosovës nuk foli gjë.

“Kryesoret”, plotësoi veten Berisha, duke falënderuar drejtorin për përgjigje dhe më pas vazhdoi me pyetje të tjera.

Në këtë Komision, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samein Mehmeti, ka raportuar për punën e Policisë së Kosovës në tre muaj e parë të këtij viti, ku përveç shifrave ka folur edhe për testimin me shkrim për zyrtarët policorë dhe disa aksione të mëdha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore