Ekonomi

Rritjet e aksioneve të kompanisë GameStop


Vetëm muajin e kaluar, GameStop ishte në gjendje relativisht të përgjumur. Vlerat e saj kapnin rreth 15 dollarë apo 20 dollarë për një aksion. Kompania kaloi nëpër një rënie ekonomike që ka goditur blerësit .

Por, ishte më mirë se të tjerët. Për shembull, më mirë se zinxhiri i teatrove të filmave AMC, biznesi i të cilit kishte rënë kryesisht për shkak të coronavirus-it. Ose Nokia, një prodhues dikur i fuqishëm i telefonave celularë që është tejkaluar nga të tjerët si Apple dhe Samsung.

Pastaj, në javët e fundit, një grup në rritje i investitorëve amatorë që përdorin aplikacione tregtare falas si Robinhood filluan bastet në këtë grup aksionesh. Një interes i madh u nxit nga turma online e tregtarëve ditorë në shërbimet e mediave sociale, Reddit dhe Discord. Disa prej tyre besuan se kompanitë përfaqësonin vlera të mira. Disa morën pjesë me një shumë të vogël, disa thjesht donin ta mbanin atë në fonde dhe kishin hedhur bast kundër këtyre aksioneve në vështirësi.

Rritjet ishin të mëdha. Aksionet e Koss-it, një prodhues kufjesh, u rritën 480% pothuajse brenda natës. Bed Bath & Beyond u dyfishua në vlerë, në një javë.

Kjo nuk ishte asgjë në krahasim me atë që ndodhi me GameStop-in. Në një moment, çmimi i aksioneve të kompanisë u rrit më shumë se 1700% në muaj. Një rritje stratosferike që e bëri kompaninë të vlente afërsisht me të njëjtën çmim si Tyson Foods dhe Valero Energy.

Duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin me “meme” apo analiza video në YouTube, investitorët e vegjël nga forumi i Reddit-it “Wall Street Bets” dhe gjetkë, luajtën shumë në GameStop. Ata prekën atë që njihet si “shtrydhja e shkurtër”. Një përpjekje për të rritur çmimin e aksioneve dhe për të bërë presion ndaj investitorëve që kishin vënë bast kundër tij.

Disa nga investitorët që kishin vënë bast kundër GameStop thanë se kishin mbyllur pozicionet e tyre ndaj aksioneve.

Aksionet vazhduan të rriteshin deri të enjten, kur Robinhood-i dhe platforma të tjera tregtare kufizuan tregtinë me GameStop-in dhe kompani të tjera. Por të premten, aksionet e GameStop u rritën ndjeshëm edhe një herë ndërsa Robinhood lehtësoi kufizimet.

Përveç një hovi të shkurtër përpara Krishtlindjeve, GameStop-i ishte një aksion relativisht i tregtuar lehtë. Aksionet e saj filluan të ndryshonin shpejt në mes të janarit, duke paraprirë ngjarjet e javës së kaluar. Disa nga blerjet ishin rezultat i basteve të mëdha që amatorët po bënin në tregun e opsioneve. Kur një ndërmjetës shet një kontratë opsioni, ai blen pak nga aksionet për të mbrojtur bastet e tij, të cilat mund të ngrenë çmimin lart.

Shoqëruar me blerjet nga investitorët që kërkojnë të blejnë aksionet, GameStop ishte papritmas një nga aksionet më të kërkuara në treg.

Kur çmimi i aksionit të GameStop mori hov, vlera e sasisë së kompanisë u rrit. Çmimi i aksionit të saj shumëzuar me numrin e aksioneve, u rrit me miliarda dollarë në të njëjtën kohë. Një muaj pasi ishte vlerësuar afërsisht në dy miliardë dollarë, tani vlen gati 23 miliardë dollarë. E vetmja gjë që kishte ndryshuar me të vërtetë ishte interesi i investitorëve.

Nuk është e qartë se çfarë do të ndodh më pas. Me çdo masë konvencionale, aksionet e GameStop-it janë tepër të çmuara. Nëse aksionet zhyten atje ku ishin një muaj më parë, ata që blenë shumë do të humbin shumë para.

Aksionet e GameStop-it përfunduan ditën e premte me rritje 400% . Kështu që një gjë është e sigurt: Udhëtimi nuk ka mbaruar akoma.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore