Lajme

Rriten eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse nga Shqipëria, Italia në krye të listës


Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan rritje me 22.3 % gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto janë të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), sipas të cilave tregohet se në vlerë ato llogariten mbi 19 miliardë lekë nga 8.2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2021-shit.

Gjithashtu tregohet se në periudhën janar-shkurt, sasia më e madhe e mineraleve dhe lëndëve djegëse kishte destinacion Italinë.

Eksportet e këtij grupi drejt Italisë llogariten 4.6 miliardë lekë.

Ndërkohë vendi tjetër, drejt së cilit Shqipëria ka eksportuar minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike është Spanja.

Referuar të dhënave, gjatë dymujorit janë eksportuar drejt Spanjës 4.3 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.

Shqipëria drejt vendit fqinj, Kosovës, eksportoi 1.6 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, ndërsa drejt Greqisë 854 milionë lekë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore