Financa

Rriten depozitat botërore të dollarit… vërtet?


Depozitat globale të dollarit amerikan kanë shënuar rritje me 0.6% në tremujorin e parë të vitit 2021, sipas një raporti nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Valuta e gjelbër mbetet kartëmonedha më e kursyer në rregullatorët monetarë globalë. Në çerekun e parë të vitit, indeksi botëror i dollarit fitoi 3.6 pikë përqindjeje.

Tashmë, 59.5% e depozitave bankare botërore janë në dollarë.

Por, sipas Shaun Osborne, një strateg i tregjeve bankare nga Toronto, ky mund të jetë një fitim “fiktiv”.

Për agjencinë e lajmeve Reuters, Osborne theksoi se “valuta ka fituar pikë gjatë çerekut të parë të 2021-shit”. Për këtë arsye, rritje e depozitave mund të mos jetë një rritje reale, por e përcaktuar nga rritja e valutës.

Piku më i lartë në histori për dollarin, ka qenë tremujori i dytë i vitit 2001. Në ato kohë, rezervat tërësore bankare arritën në 72.7%.

“Trendi tërësor tregon se njerëzit po u largohen kursimeve në dollarë”, shpjegoi Osborne. Ky trend rënës, sipas tij, është i qëndrueshëm në dhjetëvjeçarë.

Për shembull, në tremujorin e katërt të vitit 2020, totali i depozitave ishte 6.996 trilionë dollarë. Ndërsa, në tremujorin e parë të 2021-shit, janë në tërësi 6.991 trilionë dollarë. Pra, si kuotë, kanë shënuar rënie.

Një fat rënës ka edhe euro, me depozita dukshëm në rënie, me 4.4%. vetëm 2.415 trilionë euro në depozita bankare globale. Kjo, përbën aktualisht 21.3% të ndarjes tërësore.

Rritje ka parë yuan-i kinez, duke shkuar në 2.4% të totalit botëror.

Pavarësisht kësaj, valuta e gjelbër globale mbetet hegjemonike në besimin e madh të njerëzve. Por, nuk dihet nëse ky besim do të vijojë të mbetet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore