Sport

Rooney këshillon Mbappe-n të transferohet në njërën prej këtyre ekipeve


Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, është përfshirë në debatin se a duhet të qëndrojë Kylian Mbappe në Paris Saint-Germain.

Rooney e ka këshilluar golashënuesin më të mirë të Botërorit në Katar që të largohet nga kryeqyteti francez.

“PSG nuk është i përshtatshëm për të. Unë mendoj se një klub si Manchester United do të ishte perfekt për të. Ai duhet të shkojë atje më pas. Ose United ose Real Madrid”, pohoi ai në deklaratat e mbledhura nga CentreDevils.

Mbappe është kthyer në Paris pas Kupës së Botës me Francën në Katar, derisa u mposht në finale pas penalltive nga Argjentina e Lionel Messi-t.

Pavarësisht se nuk arriti triumfoi në finale, Mbappe u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit, me tetë gola të shënuar, tre prej tyre në finale.

24-vjeçari ishte i lidhur me një transferim në Real Madrid në verën e kaluar, por në fund vendosi të qëndronte në Paris, duke nënshkruar një kontratë të majme.

Me përfundimin ne Botërorit po shtohen zërat për një largim të mundshëm të sulmuesit francez dhe bota e futbollit duket se do ta mbështesë këtë vendim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore