Euro 2020

Ronaldo shkruan historinë në Kampionat Evropian, Portugalia e nis mbarë “Euro 2020”


Portugalia ka fituar ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, “Euro 2020” përballë Hungarisë, me rezultat 0:3.

Edhe më të veçantë këtë fitore të portugezëve, e bënë rekordi i yllit të tyre, Cristiano Ronaldo-s, i cili është bërë golashënuesi më i mirë i Kampionatit Evropian, me 11 gola të shënuar.

Këtë rekord e mbante 36-vjeçari bashkë me francezin Michel Platini, të cilët numëronin nga nëntë gola, në Kampionatet Evropiane.

Ndeshja në stadiumin “Puskas Arena” në të cilin ishin të pranishëm 61 mijë spektatorë, ishte fantastike që nga fillimi e deri në fund.

Hungarezët mbroheshin mirë nga sulmet e portugezëve, duke dalë herë pas here në kundërsulme të shpejta.

Mirëpo, spektakëli ishte garantuar për fundin e ndeshjes, ku në tetë minutat e fundit, portugezët arritën të shënojnë plot tre herë.

Fillimisht ishte futbollisti i Dortmund-it, Raphael Guerreiro, i cili kaloi në epërsi portugezët pas një topi të devijuar në zonën e hungarezëve.

Vetëm tre minuta më vonë, mbrojtësi i Hungarisë, Willi Orban, shkaktoi penallti duke bërë një ndërhyrje të palejuar ndaj Ronaldo-s në zonë.

Portugezi ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar për 2:0.

Ky gol i Ronaldo-s ishte tepër i veçantë, sepse portugezi tashmë ka thyer rekordin e Michel Platini-së, dukë u bërë golashënuesi më i mirë i Kampionatit Evropian.

Mmirëpo për Ronaldo-n, pati kohë edhe për të thelluar rekordin e tij personal.

Në minutën e 92-të, 36-vjçari shënoi golin e tretë për Portugalinë dhe të 11-tin personal në Kampionat Evropian, pas një aksioni fantastik nga ana e portugezëve.

Portugalia në fund merr tre pikët më se të merituara, si dhe vendin e parë të grupit F, grup në të cilin bëjnë pjesë dhe Gjermania e Franca që do të ndeshen këtë mbrëmje me fillim nga ora 21:00.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore