Sport

“Ronaldo e ofroi veten te çdo klub që luan në Champions League”


Cristiano Ronaldo thuhet se është gjithnjë e më afër një transferimi te skuadra e Arabisë Saudite, Al Nassr, pasi kontrata e tij me Manchester United u ndërpre pas disa muajsh të tensionuar në skuadrën angleze.

Megjithatë, nuk duket se lëvizja ishte ajo për të cilën ylli portugez po kërkonte.

Cristiano Ronaldo thuhet se donte të vazhdonte të luante në nivelin më të lartë dhe, që nga largimi i tij, ai është përpjekur të gjejë një klub të lartë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por pa shumë sukses.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Eintrach Frankfurt, Axel Hellmann në një intervistë për DAZN.

“Ai na u ofrua edhe neve”, tha Hellmann për DAZN.

“Kam ndjenjën se ai iu ofrua çdo klubi të Champions League”.

Eintracht Frankfurt doli nga grupi i Ligës së Kampionëve dhe do të përballet me Napoli-n në raundin tjetër, por jo me sulmuesin portugez.

Pavarësisht të gjitha ofertave të tij për klubet e Champions League, e ardhmja e portugezit ka të ngjarë të jetë larg Evropës, që do të thotë se koha e tij si një futbollist i nivelit të lartë tani po i afrohet fundit.

Cristiano Ronaldo ende nuk e ka dhënë po-në përfundimtare për Al Nassr-in dhe klubi i Arabisë Saudite po pret që ylli portugez t’i japë dritën jeshile propozimit, diçka që nuk duhet të zgjasë shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore