Sport

Ronald Koeman shkarkohet nga Barcelona


Ronald Koeman është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Barcelonës një vit e gjysmë pas qëndrimit në stolin blaugran.

Trajneri holandez nuk kaloi një periudhë fare të mirë te Barcelona, ndonëse arriti të fitoj një trofe, kupën e mbretit gjatë sezonit të kaluar.

Koeman nuk po arrinte që të kishte vazhdimësi te Barcelona, duke pësuar humbje pothuajse çdo muaj nga së paku dy herë.

Kjo e shkarkoi Koeman-in nga detyra, me fansat dhe bordin e klubit që nuk kishin më durim me të në krye.

Humbja 1-0 përballë Rayo Vallecano-s ishte kulmi i durimit, dhe pas saj, Koeman e pa aventurën e tij në kataluni të vijë në një fund të hidhur.

q

Ai i ka lënë blaugranët në vendin e nëntë në tabelë dhe me rrezik eliminimi nga faza e grupeve në Champions League.

Trajner i radhës do ketë punë shumë të vështirë, për të këndellur një Barcelonë që duket shumë e vdekur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore