Sport

Roma dështon, Inter fitore më aromë titulli


Një mesditë e çmendur u zhvillua sot në Serie A, me Roma-n që lëshoi terren në luftën për Champions dhe Inter-in që me shumë vështirësi arriti një fitore të mëdha.

Verdhekuqtë ishin totalisht jashtë lojës si mysafitë të Parma-s.

Vendasit shënuan vetëm pas nëntë minutave me Mihailla, gol ky që ishte i mjaftueshëm për Parma-m që të mbyllë pjesën e parë në epërsi.

Edhe pjesa e dytë filloi njejtë, vetëm pas dhjetë minutave, Hernani ktheu në gol penalltinë e fituar për të dyfishuar shifrat.

Deri në fund, Roma nuk mundi të bëjë asgjë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-0.

Me këtë fitore Parma merr një tre pikësh të rëndësishëm për t’u kthyer në luftë për mbijetesë, kurse Roma mbetet në vendin e pestë me 50 pikë.

Inter në anën tjetër fitoi në Torino më shumë mund.

Pjesa e parë ishte e qetë, me gjithçka që ndodhi në të dytën.

Fillimisht ishte Lukaku në të 62-ën, ai që shënoi nga penalltia për golin e avantazhit të parë.

Vetëm tëtë minuta më vonë, Torino barazoi me anë të Sanabria-s.

Kur u duk se Inter do lëshonte pikë të vlefshme, në skenë u ngjit Lautaro Martinez.

Goli i argjentinasit ishte vendimtar që Inter të siguronte fitoren e tetë rradhazi në Serie A, duke marshuar sigurt drejtë “Scudetto-s”.

Në orën 18:00, Juventus udhëton për tu përballur me Cagliar-in kurse Milan në mbrëmje pret Napoli-n.

Dy ndeshje këto që zikaltërit do i përcjellin nga afër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore