Stil

Rita Ora dhe Taika Waititi shfaqen bashkë në tapet të kuq


Taika Waititi, Rita Ora

Këngëtarja nga Kosova me famë internacionale, Rita Ora dhe regjisori australian, Taika Waititi, debutuan në tapetin e kuq, si çift, gjatë premierës së filmit “The Suicide Squad”.

Këngëtarja 30-vjeçja eci dorë për dore me aktorin-regjisorin, 45 vjeç, i cili luan në film, teksa “transmetonin romancën” e tyre në publik.

Taika Waititi dhe Rita Ora.

Ylli i hitit “Anywhere”, kishte veshur një fustan të bardh me një stil më të stisur dhe me detaje të strukturuara që e rrisnin ekstravagancën e kostumit.

Rita Ora.

Ora, flokët e saj gjysmë bionde i kishte kapur lartë, ndërsa në fytyrë mbante një grim të thjeshtë dhe paraqitjen e saj në tapetin e kuq e kishte bërë akoma më voluminoze dukë vënë një palë vathë diamanti.

Taika Waititi dhe Rita Ora.

Veshja e bardhë e mirë përshtatur tregonte anët e mesit të Orës dhe dekoltesë së saj, ndërsa fustani ishte i hapur nga pas, tek ana e shpinës, duke vënë në pah tatuazhet e Ritës, të cilat nuk janë të pakta në numër.

Taika Waititi dhe Rita Ora.

Ndërsa, Taika, ishte më i thjeshtë në dukje, ai kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë si dhe këpucë të zeza.

Kjo ishte hera e parë që dyshja, Ora e Waititi, u shfaqën bashkë në një eveniment publik, përkundër shumë thashethemeve dhe fotografive të publikuara që kanë qarkulluar në media sociale për muaj të tërë.

Muaj më parë, ata kishin bërë bujë në mediat rozë teksa çifti janë parë duke shkëmbyer puthje me aktoren, Tessa Thompson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore