Lajme

Ripërsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Krasniqi kërkon mobilizimin e shqiptarëve për Kamberin


Memli Krasniqi dhe Shaip Kamberi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, më saktësisht fshatit të Tërnoc të komunës së Bujanocit, mobilizim në atë mënyrë që të votohet masovikisht kandidati për deputetët Shaip Kamberi, të dielën e 27 majit, pasi Gjykata në Serbi ka vendosur të ripërsëriten zgjedhjet në vendvotimin numër gjashtë në këtë fshatë, për të tretën herë me radhë.

Për Krasniqin, Kamberi është një patriot i guximshëm, që si deputet ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë.

“Edhe pse ai fitoi mjaftueshëm vota edhe për një mandat të deputetit, Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc. Prandaj, të gjithë shqiptarët në Tërnoc, me 27 maj, duhet të mobilizohen dhe mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, zëri i Kamberit në Kuvendin e Serbisë nuk duhet të ndalet.

“Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni. Për Shaipin, për shqiptarët”, ka shtuar ai.

Assesi të lejojnë qoftë edhe një deputet të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, tha politikani shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, i cili javë më parë u konfirmua se i morri votat e nevojshme edhe për një mandat.

Kamberi tregoi se Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi në duart dirigjuese të President të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeparlamentarit Ivica Daçiç, ka vendosur të çojë në ripërsëritje të zgjedhjeve në qendrën 6 të vendvotimit në fshatin Tërnoc të Bujanocit.

Para disa javëve Kamberi fitoi votat e nevojshme për një mandat në Parlamentin e Serbisë pikërisht nga votat e numëruara në këtë qendër venvotimi.

“Pushteti autoritar i Vuçiçit dhe Daçiçit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore”, shkroi Kamberi në Facebook.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore